Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës për liri.
Ajo ka përkujtuar betejën e zhvilluar më 24 mars 1998 në Gllogjan, ku luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ballafaquan me forcat e regjimit serb, duke mbrojtur familjen Haradinaj dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e Kosovës.
“Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës, guximit dhe vendosmërisë për liri. Ajo mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që ta ruajmë dhe forcojmë shtetin, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve,” u shpreh Osmani, duke shtuar se “sakrifica e të rënëve duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.”









