Kryeminsitri Edi Rama mban takimin me ministrat te Vila 30 në Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim janë 3 zv.ministrat, Qemal Qefalia, Ervin Demo, dhe ministri i Brendshëm Besfor Lamallari.
I pranishëm në këtë takim është edhe Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga.
Sipas burimeve takimi i sotëm është kryer në kuadrin e intervistës së 14 kanditëve, lidhur me garën për drejtimin e Policisë së Shtetit.
Takimi ka nisur në orën 9:30 dhe ka përfunduar në orën 10:30 te Vila 30.









