Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.
Sipas gjykatës bëhet me dije se vrasja e Jani Prengës është kryer me porosi të Dritan Rexhepit, pasi vëllai i tij i kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.









