Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku një 57-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, kur H. C., duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime.
Policia e Shkodrës ka konfirmuar se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti dhe shkakun që solli humbjen e kontrollit mbi drejtimin e automjetit.









