Një numër i konsiderueshëm drejtuesish mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të mbushin rezervuarët e automjeteve të tyre në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar përmes pikës kufitare të Qafëthanës.
Kjo praktikë është bërë gjithnjë e më e zakonshme për shkak të diferencës së madhe të çmimeve të karburanteve, ku çmimi në Maqedoni mund të jetë deri në 60 lekë më i ulët për litër krahasuar me Shqipërinë.
Drejtuesit e automjeteve, kryesisht banorë të zonave kufitare si Pogradec, Korçë, Librazhdi dhe Përrenjës, udhëtojnë për në qytete si Struga dhe vendet përreth për të përfituar nga ky diferencim çmimi.
Ky trend ka filluar të ndikojë në mënyrën se si qytetarët shqiptarë menaxhojnë shpenzimet për karburant, duke e bërë furnizimin jashtë vendit një mundësi më të leverdishme ekonomikisht.
/5pyetjet.al









