-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lezhës dënon me burg përjetë Ruben Saraivan, avokati Cakrani: Ai është i pafajshëm

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimin me burgim të përjetshëm për portugezin, Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e rëndë që ndodhi më 19 prill 2023.

Vendimi u mor në një seancë gjyqësore të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimës. Saraiva u shpall fajtor për vrasjen dhe për mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, shpërthyesve dhe municioneve.

Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani, ka reaguar ndaj dënimit, duke e cilësuar si të padrejtë.

“Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një gjyq popullor dhe jo mbi prova.”

Cakrani shtoi se procesi gjyqësor nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e mbrojtjes gjatë hetimeve dhe gjykimit, duke theksuar se ata janë optimistë se Gjykata e Apelit mund të rishikojë çështjen në bazë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit