Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg përjetë Ruben Saraivën, i cili u shpall fajtor për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që ndodhi në prill të vitit 2023.
Autoritetet e drejtësisë shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e Saraivës, i cili u dorëzua nga autoritetet marokene më 31 dhjetor 2023, pas miratimit të kërkesës së Shqipërisë.









