Gazmend Buçpapaj i arrestuar një ditë më parë, i dyshuar si autori i vrasjes së Egli Pashollarit para hetuesve nuk ka dhënë sqarime për motivet e ngjarjes. 40-vjeçari ka treguar pendesë dhe ka kërkuar falje familjes për humbjen e jetës së 31-vjeçarit.
Buçpapaj pasi qëlloi me thikë për vdekjes Pashollarin u arratis. Ai fshihej në një banesë në Tropojë. Autori i vrasjes së Egli Pashollarit u arrestua një ditë më parë në Tropojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-Parkut në Tiranë, më 20 shkurt, ku viktimë mbeti 31-vjeçari.









