Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi duke theksuar rëndësia e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai thekson angazhimin për forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përmes koordinimit institucional dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike.
Gjithashtu, u diskutua për avancimin e projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.
“Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruan Hoxha.









