Situata aktuale në Ngushticën e Hormuzit ka rezultuar të jetë një “sfidë e madhe” për industrinë globale të transportit detar, sipas Arsenio Dominguez, sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO).
“Kemi 20,000 detarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit dhe rreth 2,000 anije që nuk mund të lundrojnë “, tha Dominguez për Al Jazeera.
“Sigurisht, sa më gjatë që këto anije qëndrojnë atje, aq më shumë ekuipazhet vazhdojnë të vuajnë nga stresi, presioni psikologjik dhe lodhja, si dhe nga zvogëlimi i të gjitha furnizimeve të nevojshme për të mbajtur anijet në funksionim”, shtoi ai.
Shefi i IMO-s tha se kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të marrin përsipër barrën ose koston e humbjeve. Shumica ose kanë anuluar kontratat ose po vendosin prime të konsiderueshme.
Një krizë humanitare po shmanget aktualisht në këto anije falë ndihmës humanitare të ofruar nga vendet përreth Ngushticës, tha Dominguez, duke shtuar se IMO po shtyn përpara krijimin e një korridori humanitar që do t’u lejonte anijeve të dilnin nga zona.









