Qeveria e Sllovakisë ka vendosur që automjetet me targa të huaja të paguajnë çmim më të lartë për naftën, rreth 26 cent më shumë për litër krahasuar me qytetarët vendas.
Bashkimi Europian e ka cilësuar këtë masë si “diskriminuese” dhe të papajtueshme me ligjet e tregut të përbashkët, duke paralajmëruar se mund të ndërmarrë hapa ligjorë.
Qeveria sllovake e mbrojti vendimin, duke thënë se ai synon të frenojë “turizmin e karburantit”, i cili ka shkaktuar mungesa në pikat e furnizimit në veri të vendit.
Kriza energjetike ka lidhje me dëmtimin e tubacionit Druzhba në Ukrainë dhe rritjen globale të çmimeve për shkak të tensioneve ndërkombëtare.
Autoritetet kanë vendosur kufizime për furnizimin: çdo automjet mund të marrë vetëm një depozitë të plotë dhe deri në 10 litra shtesë, me një kosto maksimale prej 400 eurosh, ndërsa për automjetet e huaja çmimi llogaritet sipas mesatares së tregut në vendet fqinje.









