Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së Zogut, në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur një mjet tip “minicoper” dhe një automjet tip “Golf”.
Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Rrëshenit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Në njoftimin paraprak të policisë, thuhet se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti që drejtohej nga A. Ll. dhe një tjetër mjeti që udhëhiqej nga një person i huaj.
Aktualisht, grupi hetimor po heton për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
/5pyetjet.al









