-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hegseth: Operacioni është fushatë vendimtare, jo luftë e pafundme

Kryesoret

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka komentuar në një mbledhje të kabinetit se operacioni “Epic Fury” nuk është një luftë e pafundme, por një fushatë me objektiva të qarta dhe të arritshme.

Ai theksoi se neutralizimi i ushtrisë iraniane ka ndodhur shumë shpejt dhe me efektivitet të paprecedentë në historinë moderne.

“27 ditë më parë, Irani kishte një ushtri të fuqishme. Asnjëherë nuk është neutralizuar kaq shpejt dhe kaq efektivisht ushtria e një kombi,” tha Hegseth.

Sekretari i Mbrojtjes gjithashtu komentoi sulmin iranian në Diego Garcia, ku raketat e dërguara nuk kanë arritur objektivin. Ai vuri në dukje se kjo tregon se Irani mund të përbëjë një kërcënim serioz për SHBA-në dhe botën.

“Po na thoni se Irani nuk është një kërcënim për SHBA-në? Kjo është një shqetësim real. Presidenti Trump e di më mirë,” shtoi Hegseth.

Ai theksoi se SHBA do të vazhdojë të përdorë diplomacinë dhe forcën ushtarake për të arritur një marrëveshje konkrete me Iranin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit