Kosova po kryeson 3-2 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, në një ndeshje të fortë për play-off-in e Botërorit 2026.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të, ndërsa Kosova reagoi duke barazuar me Hoxhën në minutën e 21-të. Në fundin e pjesës së parë, Sllovakia riktheu epërsinë për 2-1.
Në pjesën e dytë, dardanët përmbysën gjithçka: Asllani barazoi menjëherë në minutën e 47-të, ndërsa Muslija shënoi golin e tretë në minutën e 60-të.









