Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë një ndeshje të rëndësishme këtë të enjte ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales për play-off të Botërorit 2026.
Ndeshja do të startojë në orën 20:45 dhe është një mundësi e artë për dardanët për të avancuar më tej në këtë garë të rëndësishme.
Edhe pse përballen me dy mungesa të rëndësishme, kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin Leon Avdullahu, Kosova do të jetë e përgatitur për këtë sfidë.
Formacionet e publikuara janë:
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Vojvoda, Rexhbecaj, Hodza, Muslija, Asllani, Muriqi.
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.









