Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në konferencë për mediat, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, foli edhe për rritjen e çmimi të naftës duke thënë se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës i cili do të dalë me një vendimarrje.
Fjala e Demos
Bordi sot do të mblidhet, po merr informacionet mbi lëvizjen e çmimeve dhe mbi të gjitha ndryshimi që ka çmimi i bursës. Bordi do të dalë sot me një vendimmarrje lidhur me çmimin.
Di të them që rritja e çmimit të naftës dhe inflacioni që sjell në produktet kërkon një kohë të caktuar. Ajo që po bëjmë është të garantojmë transparencës, duke filluar jo vetëm me produktet bazë, por edhe me produktet si nafta, që ne të garantojmë që të mos ketë spekulim në treg.
Qeveria është e gatshme të marrë masat e duhura kur ne gjykojmë që situata është e tillë që barra për qytetarët ka një impakt jo të vogël dhe qeveria do të marrë masa përmes Bordit të Transparencës dhe institucioneve të tjera.









