-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngushtica e Hormuzit/ Irani përgatit projektligjin për taksa ndaj anijeve

Kryesoret

Parlamenti iranian po përpiqet të miratojë një ligj për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, raportojnë mediat e huaja.

Kryetari i Komisionit për Çështjet Civile në parlament ka deklaruar se një projektligj është përgatitur dhe së shpejti do të finalizohet nga ekipi ligjor i asamblesë legjislative. “Sipas këtij plani, Irani duhet të mbledhë tarifa për të garantuar sigurinë e anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha ai. “Është diçka krejtësisht e natyrshme. Si në korridore të tjera, kur mallrat kalojnë nëpër një vend, paguhen taksa; Ngushtica e Hormuzit është gjithashtu një korridor. Ne garantojmë sigurinë e saj dhe është e natyrshme që anijet dhe cisternat e naftës të paguajnë tarifat përkatëse”.

Irani kërkon njohjen ndërkombëtare të të drejtës së tij për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit si një nga pesë kushtet për t’i dhënë fund luftës në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit