-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Kryesoret

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20 mars në Olmo, një zonë pranë Arezzos në Itali, i është dorëzuar familjes, e cila ka hapur dyert për pritjen mortore.

Gjergj Pergegaj do të përcillet për në vendlindjen e tij në Shqipëri për t’u varrosur, pasi kishte jetuar në Itali prej rreth pesë vitesh.

Ai punonte në ndërtim dhe u qëllua me armë zjarri nga një bashkëkombas i tij, Edison Beluli, 35 vjeç, sipas raportimeve të mediave italiane.

Në qendër të konfliktit dyshohet të jetë një grua e re, kjo e fundit punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, hetimet vijojnë, i arrestuari ka zgjedhur të mos japë dëshmi deri më tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit