I dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff ka deklaruar gjatë takimit të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë se zyrtarët iranianë këmbëngulën se kanë të drejtë të pasuronin uranium gjatë negociatave të mbajtura para luftës.
Sipas tij kjo solli që zyrtarët amerikanë të arrinin në përfundimin se ata nuk ishin të gatshëm të braktisnin ambiciet e tyre bërthamore.
“Gjatë takimeve tona me iranianët, dëgjuam prej tyre fjalët e mëposhtme: ‘Iranianët kanë të drejtën e patjetërsueshme për t’u pasuruar’. Pastaj dëgjuam se ata zotëronin material të pasuruar 60%, 460 kilogramë, për të bërë 11 bomba atomike”, tha Witkoff duke iu referuar përpjekjeve të mëparshme diplomatike.
Ai theksoi se regjimi i Iranit nuk i kishte dhënë ekipit negociator autoritetin për të bërë një marrëveshje të kërkuar nga SHBA.









