Kreu i PD, Sali Berisha sot ka mbajtur takim me Departamentin e Çështjeve Sociale në selinë e PD, duke theksuar se qeveria akoma nuk ka përcaktuar minimumin jetik.
Ai tha se vendi ka rroga dhe pensione më të ulta në rajon dhe se korrupsioni është faktori kryesor për këtë situatë dramatike.
Sipas tij vjedhja është ligji themelor i këtij shteti.
Kreu demokrat, Sali Berisha kërkoi që minimumi jetik të vendosen në vlerën 200 euro.









