-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pajisje e re për diagnostikimin e transfuzioneve të gjakut dhe ADN

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njofton se në Laboratorin e Imunohematologjisë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është instaluar platforma automatike me teknologjinë Real-Time PCR. Kjo teknologji lejon analizimin e ADN-së për të identifikuar me saktësi karakteristikat e gjakut të një individi.

“Mirëmëngjes dhe me instalimin e platformës inovative automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila mundëson tipizim molekular të gjakut, përputhshmëri më të saktë për pacientët dhe mbështetje për transfuzione e transplante më të sigurta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“Pajisje risi që shfrytëzon një teknologji të avancuar për identifikimin e ADN, të grupeve të gjakut. Teknologji që i vjen në ndihmë pacientëve të politransfuzuar, që kanë zhvilluar antitrupa nga transfuzione të shumta apo për krijimin e një baze dhuruesish me grupe të rralla të gjakut. Shërbim më të sigurt për pacientët tanë me një përputhshmëri më të saktë dhe më pak risqe nga transfuzioni”, u shpreh Riana Gjyli nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit