Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë, duke zbuluar listën më të fundit përpara udhëtimeve të prillit. Që nga shkurti, kur SHBA-të nisën sulme të koordinuara ndaj vendeve ushtarake dhe strategjike iraniane, disa vende të Lindjes së Mesme janë shënjuar me paralajmërime të shtuara sigurie.
Vendet fqinje si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini kanë kaluar nga këshillat e Nivelit 2 në Nivelin 3, ose nga rekomandimi “Ushtroni kujdes të shtuar” në “Rishikoni udhëtimin”. Irani është konsideruar si destinacion i Nivelit 4 “Mos udhëtoni”, me agjencinë që vëren rrezikun e lartë të terrorizmit, trazirave, rrëmbimeve, arrestimeve arbitrare të qytetarëve amerikanë dhe ndalimit të padrejtë.
Shqipëria është në nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Bashkë me vendin tonë në këtë nivel janë edhe vende si Serbia, Bosnja, Kosova, Turqia. Ndërsa në nivelin e parë janë vende si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Rumania.










