-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

29-vjetori i tragjedisë së Otrantos/ Familjarët: Jemi të dhunuar psikologjikisht!

Kryesoret

Përkujtohet në qytetin e Vlorës 29-vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 81 persona.

81 karrige të lëna bosh dhe një lule në det simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie. Buzë detit u mblodhën familjarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë në përkujtim të gjithë atyre që humbën jetën.

Familjarët thonë se po përballen me dhunë psikologjike, pasi janë lodhur në kërkim të drejtësisë. Ata e cilësojnë të padrejtë vendimin e gjykatës italiane.

Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys pas përplasjes me anijen italiane në Ngushticën e Otrantos. Për pasojë humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin prekur vendin tonë./ Klan.Tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit