-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Demhasaj kërkon transparencë për ekspozitën në Kosovë: Publikojeni kriteret dhe listën e fituesve

Kryesoret

Pas kritikave për pasaktësi në ekspozitën për masakrat në Kosovë, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të bëjë publike të gjitha dokumentet dhe informacionet lidhur me procesin e përzgjedhjes së organizatave fituese dhe fondin e alokuar.

Demhasaj ka kërkuar që të publikohet thirrja për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, lista e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse u shpallën fituese organizatat që realizuan ekspozitën.

“Publikojeni thirrjen për aplikim, kriteret e përzgjedhjes, listën e organizatave aplikuese, shumën e fondit, si dhe arsyet pse pikërisht këto dy organizata janë shpallur fituese!”, ka shkruar Demhasaj në postimin e Haxhiut.

Ndërkaq, Haxhiu kishte shprehur më parë keqardhje për situatën e krijuar dhe theksoi se vendimi për mbështetjen u miratua nga të gjithë anëtarët e Kryesisë, përveç përfaqësuesve të Listës Serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit