Deputeti demokrat Klevis Balliu përmes një video-postimi në rrjetin e tij facebook, ka reagur ndaj ish-zv.Kryeministres Belinda Ballukut, ku sipas tij përmes Skënder Hitaj, njeriu i afërt i saj, i cili ka mbrojtur krimet elektorale të saj në zgjedhjet e fundit, po tenton të marrë nën kontroll edhe policinë e shtetit.
Postimi i Balliut
Burime tregojnë se Lubi Balluku po tenton të marrë në kontroll edhe Policinë e Shtetit përmes njeriut të saj, Skënder Hitaj, i cili ka mbrojtur krimet elektorale të saj në zgjedhjet e fundit.
Është provuar se zonja Balluku ka ndërhyrë edhe tek dëshmitarët. Sa më shumë pushtet të grumbullojë ajo, aq më të pasigurt bëhen dëshmitarët dhe aq më i vështirë bëhet një hetim i drejtë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të veprojnë. Qytetarët arrestohen për 10 mijë lekë energji, ndërsa Balluku me afera qindra milionëshe vazhdon të jetë e lirë.
Related