Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka ndërmarrë vendimin për të ndalur një ekspozitë të vendosur në sheshin kryesor të qytetit, duke vlerësuar se përmbajtja e saj nuk paraqet saktë ngjarjet historike dhe cenon ndjeshmëritë e qytetarëve.
Ai deklaroi se hapësirat publike nuk duhet të përdoren për mesazhe që, sipas tij, dëmtojnë kujtesën kolektive, duke shtuar se ekspozita në fjalë shtrembëron mënyrën se si paraqitet Masakra e Dubravës.
Rama theksoi se një përmbajtje e tillë është e papranueshme dhe nuk respekton viktimat, ndaj vendimi për pezullimin e lejes është marrë menjëherë.
Njëkohësisht, ai kërkoi sqarime dhe përgjegjësi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për mënyrën se si është miratuar dhe mbështetur kjo ekspozitë.
/5pyetjet.al









