-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i BTI/ Rama: Shqipëria e para për transformimin e qeverisjes

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij facebook ka publikuar Raportin e BTI (Bertelsmann Stiftung’s Transformation Index (BTI), i cili e ka cilësuar Shqipërinë si vendin e parë të Europës Juglindore që ka arritur transformimin politik dhe e treta në rajon për transformimin ekonomik.

Kryeministri Rama theksoi se 300 ekspert janë marrë me analizën e vendeve, lidhur me transformimet politike dhe ekonomike, të 137 vendeve në botëS.

Postimi i Ramës

RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE
🎯 BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore
1. Transformimi Politik
🔵 Shqipëria — 7.70
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65
▫️ Mali i Zi — 7.40
▫️ Kosova — 6.90
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
▫️ Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik
▫️ Mali i Zi — 7.50
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18
🔵 Shqipëria — 7.11
▫️ Serbia — 6.79
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
▫️ Kosova — 6.21
3. Qeverisja
🔵 Shqipëria — 6.71
▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07
▫️ Mali i Zi — 5.90
▫️ Kosova — 4.81
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
▫️ Serbia — 3.96
Rreth BTI
Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende. Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit