Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke ofruar një garanci pasurore prej 2 milionë lekësh.
Përmes avokatit Ermal Yzeiraj, kërkesa është depozituar në Gjykata e Posaçme, duke argumentuar se masa aktuale nuk është më proporcionale për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.
Beqaj ndodhet në paraburgim që prej korrikut 2024, ndërsa kërkesat e mëparshme për lirim janë rrëzuar nga gjykatat.









