-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Nafta dhe ushqimet 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për rritjen e pandalshme të çmimeve kohët e fundit duke akuzuar qeverinë Rama.

Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në 218 lekë, u shfaq pasdite si opinionist amator, me komente qesharake, të tipit kjo ka ndodhur prej luftës në Iran. Bota rrotullohet, e plot dokrra si këto.

Vetëm për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, nuk tha asnjë fjalë.

Ndërsa sot në monologun me mikrofon, Edi Rama u shpreh se gjithçka është në rregull. Ai nuk e ul dot çmimin, por po monitoron. Dhe gjërat po shkojnë mirë sipas tij.

Ku po shkojnë gjërat mirë përveçse në oborrin e tij?!

Si duhet të tingëllojnë këto fjalë tek qytetarët që e marrin karburantin dhe shumë prej ushqimeve 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit, ndërkohë që kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent?!

Krejt ndryshe nga vendet normale, apo dhe fqinjët tanë, që kanë ndërhyrë tek taksat dhe kanë miratuar paketa financiare lehtësuese e mbështetëse, Edi Rama këtu ka vetëm fjalë, premtime për të ardhmen dhe tallje mizore.

Kësaj sjellje njerëzit duhet t’i japin përgjigjen që meriton. Me 17 prill është rasti të bashkohemi sërish në sheshin e protestës” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit