Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, paralajmëroi se vendi i tij mund të bllokojë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë nëse nuk rifillon tranziti i naftës ruse përmes tubacionit Druzhba.
Ai kritikoi Komisionin Evropian dhe presidentin ukrainas, duke i akuzuar për “standarde të dyfishta” dhe për vendosjen e interesave të Ukrainës mbi ato të Sllovakisë. Fico paralajmëroi se vendi mund të rishqyrtojë gjithashtu mbështetjen për integrimin e Ukrainës në BE nëse shqetësimet e tij nuk merren parasysh.
“Komisioni Evropian nuk ka bërë asgjë për ta detyruar presidentin ukrainas të veprojë. Nëse vazhdon të vendosë interesat e Ukrainës mbi ato të Sllovakisë, mund të harrojë mbështetjen tonë për paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Federatës Ruse,” deklaroi kryeministri Robert Fico.









