Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Tashmë ndaj saj nuk ka asnjë masë sigurimi.
Mësohet se masa e sigurimit ju ndryshua për shkak se ajo është shtatzënë.
Ndër të tjera Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim, dhe dosja tashmë ndodhet në gjykim në themel prej 9 shkurtit të këtij viti.









