-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Montenella: Do të jetë një përballje e vështirë!

Kryesoret

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, vlerëson maksimalisht Kosovën dhe thotë se ekipin e tij e pret një ndeshje shumë e vështirë mbrëmjen e së martës në Fadil Vokrri.

“Kosova është me meritë të plotë në këtë finale të Play-Off-it. Ka bërë një fazë kualifikuese të shkëlqyer me shumë vazhdimësi. Ka futbollistë të shkëlqyer që respektojnë detyrat taktike. Është një skuadër shumë e rrezikshme dhe e shpejtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por sigurisht që nuk mund të ishte ndryshe sepse jemi në një finale”, tha Vincenzo Montella, trajner i Turqisë.

Kapiteni i skuadrës, Hakan Calhanoglu, e pranoi presionin e madh që ka Turqia përpara kësaj sfide, por theksoi se nuk duhet ta nënvlerësojnë kurrë Kosovën.

“Unë jam nga ata që kurrë nuk i nënvlerësoj kundërshtarët. E kam nxjerrë këtë mësim nga Interi një muaj më parë kur na eliminoi Bodo Glimti. Kosova është skuadër e vështirë dhe e rrezikshme. Duhet ta respektojmë dhe të bëjmë gjithçka siç duhet në fushë”, tha Calhanoglu.

Turqia mungon në Botëror që prej vitit 2002 dhe do të ketë një test të vështirë përballë Dardanëve, që po jetojnë një ëndërr./ Klan.tv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit