Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook, ka njoftuar se ka shpallur publikisht nismën e tij për të kandiduar për kryetar bashkie në Vlorë.
Malaj thotë se do të kandidojë si i pavarur përballë Edi Ramës.
Postimi i Malajt
Miredita- Të nderuar bashkëqytetarë dhe kolegë të medias,
Nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe deklarimet e kolegut Braçe për një kandidim të mundshëm si i pavarur në Tiranë,
kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë.
Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:
1. Parimi i Pavarësisë së Plotë. Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jem kurrë kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force politike.
Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk varet nga (mos) humori i Ramës.
Integriteti si Busull – Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme.
Ajo meriton një shërbim me profesionalizëm të thellë dhe një integritet të patregtueshëm.
Karrigia e kryetarit nuk duhet të jetë mjet për përfitime abuzive, por një përgjegjësi e lartë morale për t’i shërbyer qytetit me duar të pastra.
Përgjigje për Gazetarët
I vlerësoj kërkesat tuaja të shumta për intervista, por ju lutem për mirëkuptim. Në këtë fazë, nuk do të nxitoj drejt studiove televizive. Ky është një proces reflektimi i thellë dhe vendimmarrja ime do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës. Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë.
Kurrë mos thuaj kurrë” – Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: *Kurrë mos thuaj kurrë*. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike.
“Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme.
Në këtë foto jam me Steve Forbes. Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze ‘FORBES’.
Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë.
“Nëse do të vendos të kandidoj, përkushtimi im do të jetë: ta bëj Vlorën gjithnjë e më të jetueshme për banorët e saj dhe gjithnjë e më sfiduese.
Related