Janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga ndeshja që do të luhet sonte mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri Franco Foda i ka besuar 1-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.










