-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skënder Hita: Do ta nis punën nga pastrimi brenda policisë së shtetit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita u prezantua sot në krye të institucionit. Hita tha se një sfidë në detyrën e tij të re mbetet edhe pastrimi i radhëve të policisë nga ata që, sipas tij, shkelin ligjin.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem! E nderuar zonja Koçiu, zoti Lamallari, zoti Cuçi, të nderuar oficerë ndërlidhës të vendeve partnere, sot është një ditë e rëndësishme në karrierën time në Policinë e Shtetit.

Kam nderin të marr detyrën më të lartë në organizatën tonë. Gjej rastin e veçantë të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë. I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben në krye të detyrës.

Mbetet sfidë, thellimi i rezultateve dhe forcimi i besimit nga qytetarët mbi policinë. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, duke nisur nga radhët tona, forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin, janë misioni im.”- tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit