-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita për të falënderuar mjekët

Kryesoret

Mjekët janë ata që çdo ditë përballen me sfida të mëdha, duke dhënë maksimumin për të shpëtuar jetë dhe për të garantuar kujdesin shëndetësor të pacientëve, pa njohur orar apo ditë pushimi. Për këtë arsye, kjo ditë shërben si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për punën e tyre të palodhur.

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Mjekëve, e cila shënohet çdo vit më 30 mars, në Lushnje u organizua një ceremoni të veçantë në nder të bluzave të bardha, duke vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite në shërbim të komunitetit.

Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të kryetares së Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, e cila vlerësoi maksimalisht përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, si dhe kontributin e tyre ndër vite, përfshirë edhe ata që tashmë janë në pension, por që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në sistemin shëndetësor të qytetit.

Në vijim, drejtori i Spitalit të Lushnjës, Roland Ziu, theksoi rëndësinë e profesionit të mjekut dhe përkushtimin e tyre të përditshëm ndaj pacientëve. Ai ndaloi gjithashtu te investimet e fundit dhe rikonstruksioni i spitalit, duke theksuar se përmirësimi i kushteve dhe pajisja me aparatura moderne do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do të mundësojë diagnostikim më të saktë dhe cilësor për pacientët.

Gjatë këtij eventi u ndanë edhe vlerësime dhe mirënjohje për mjekët specialistë që kanë kontribuar për dekada në shërbim të komunitetit lushnjar. Një ndër figurat e nderuara ishte Doktor Asllan Haxhiu, i cili konsiderohet si një nga shtyllat e mjekësisë në Lushnjë. Ai përfaqëson një traditë të vyer familjare, një “dinasti” mjekësore, e cila vazhdon edhe sot përmes fëmijëve të tij.

Djali i tij, Asfloral Haxhiu, mjek kirurg i specializuar në Universitetin “La Sapienza” në Romë, si dhe vajza, Albana Haxhiu, mjeke pediatre e specializuar po ashtu në të njëjtin universitet, vijojnë rrugën e të atit me përkushtim dhe profesionalizëm, duke shërbyer me humanizëm në qytetin e Lushnjës.

Një moment i veçantë dhe emocional i ceremonisë ishte ndarja e vlerësimeve për mjekët në pension, si dhe për ata që humbën jetën në vijën e parë të përballjes me COVID-19. Në një akt simbolik dhe plot ndjenjë, familjarët e tyre tërhoqën këto vlerësime, duke kujtuar sakrificën dhe përkushtimin e të dashurve të tyre në shërbim të jetës.

Ky aktivitet solli në vëmendje jo vetëm rëndësinë e profesionit të mjekut, por edhe nevojën për të vlerësuar dhe mbështetur vazhdimisht ata që kujdesen për shëndetin e qytetarëve. Mirënjohja për mjekët dhe stafin spitalor mbetet një detyrim moral dhe qytetar, për të nderuar ata që kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të pazëvendësueshëm për shoqërinë.

Gëzuar Ditën e Humanizmit!/ Fation Abdurramani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit