-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Amerika bëri njoftim rutinë, s’ka asnjë rrezik për Shqipërinë

Kryesoret

Në seancën plenare të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi ndaj kërkesave  të opozitës për paralajmërimin e Ambasadës së SHBA lidhur me rrezikun nga grupe të lidhura me Iranin, duke e cilësuar situatën si të ekzagjeruar për qëllime politike.

Balla mbështeti deklaratën e Ministrit të Jashtëm, duke theksuar se njoftime të tilla janë rutinë dhe publikohen rregullisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e tij në mbarë botën.

“Po përdoret një njoftim rutinë për debate politike pa ide. Këto janë komunikime të përditshme që SHBA i bën për qytetarët e vet,” u shpreh ai.

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se Shqipëria mbetet një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e NATO-s, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar që vendi të jetë objektiv i ndonjë sulmi.

Ai përshëndeti gjithashtu qëndrimin e Donald Trump për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar ndërhyrjen amerikane si historike për sigurinë dhe stabilitetin global.

Gjatë fjalës së tij, Balla akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore dhe për përdorim të situatës për përfitime politike, ndërsa pati edhe replika të forta në sallë.

“Shqipëria sot nuk ka asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve,” theksoi ai, duke kërkuar vijimin normal të rendit të ditës në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit