-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debatet e Kuvendit/ ‘E kam paralajmëruar Ballën’- Malaj: Kërkon mosfunksionimin e Parlamentit!

Kryesoret

Ish-ministri i Financave dhe deputet i PS në qeverinë e Fatos Nanos, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar, lidhur me zhvillimet e sotme të tensionuara parlamentare, duke hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, si provokues që kërkon mosfunksionimin e Parlamentit.

Postimi i Malajt

Kam kohë që paralajmëroj se Taulant Balla është provokuesi bixhozxhi edhe sipas mediave.
Ai do të provokojë përherë dhe më shumë që Parlamenti të mos funksionojë normalisht.
Që opozita të jetë gjithherë agresive.
Qe me fjalë dhe veprime e tij rrugaçërore ta mbajë të ndezur agresivitetin ndërpartiak dhe politik.
Ky postim nuk justifikon aspak qëndrimet agresive të opozitës.
I kam ndjerë në kurriz në shtator të 1997, kur opozita e tmerrshme, shumica e së cilës është edhe sot, i binte me grushta tavolinës kur une si minister i financave prezantoja paketen financiare qe ishte kusht i rigillimit tê marredhenieeve me FM dhe BB.
Situata kercenuese dhe bllokuese kunder kesaj pakete nga PD arriti deri aty sa Nard Ndoka erdhi të shkëpuste mikrofonin, por nuk arriti dot.
Ata kishin një qëllim mbrapsht: të mos miratohej marrëveshja jonë me FMN dhe vendi të mbetej pa shpresë, pa mbështetje, dhe vendi ynë të rrëshqiste nga një konflikt civil dhe, sipas medias ndërkombëtare, deri në luftë civile.
Ata nuk e arritën dot qëllimin e tyre ogurzi.
Ndërsa ne, edhe nëpërmjet paqes sociale, e kthyem vendin në normalitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit