Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zhvilloi sot një interpelancë duke iu përgjigjur shqetësimeve të opozitës për situatën e kriminalitetit. Ministri tha se numri i vrasjeve është përgjysmuar.
“Kemi 50% ulej të vrasjeve. Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga partnerët tanë. Kemi 38 skuadra të përbashkëta më shumë.
Kemi një rritje të konsiderueshme të informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare. Sa i takon luftës së krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është njohur publikisht dhe ndërkombëtarisht është njohur sekuestrimi i aseteve kriminale” tha ai.
Por deputeti demokrat Klevis Balliu i kujtoi ekzekutimin në Rinas që lidhje të lidhura fijet me vetë strukturat e shtetit. “U habita shumë që vetë përmendët AMP-në, që sapo thashë se ishte në makinë me Gilmando Danin.
Keni zgjedhur këtë agjenci për të kontrolluar Policinë e Shtetit. S’e kuptoj si vjen e gënjen publikisht. Kartelet shqiptare janë të vetmet në botë që pastrojnë paratë në vendet e origjinës se këtu kanë mbështetjen e shefave që keni vënë në krye të Policisë” tha ai.









