-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltari i PD për rritjen e naftës: 60% taksa dhe 40% oligopol i licensuar

Kryesoret

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, me anë të një postimi në facebook ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e cilësuar strukturën e tij si një kombinim mes “monopolit qeveritar” dhe “oligopolit të licencuar”.

Postimi i Telitit

CMIMI I NAFTËS NË SHQIPËRI: 60% MONOPOL QEVERITAR, 40% OLIGOPOL “I LICENSUAR” NGA QEVERIA!
Aktualisht: 60% e çmimit të naftës janë taksat e cmendura dhe tarifa shtetërore. Pjesa tjetër prej 40% e cmimit vendoset nga bursa dhe tregu i brendshëm oligopol i kontrolluar nga pak kompani.
E thënë ndryshe, pjesën më të madhe nga cmimi i naftës e merr arka e shtetit, pjesën tjetër oligopoli i “licencuar” po nga vetë shteti.
Rezultati final dihet: cmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon.
Ky nuk është një treg i lirë, por një sistem i ndërtuar qëllimisht për të zhvatur sa më shumë para nga xhepi i qytetarit.
A do paguajmë edhe për shumë kohë për këtë model që vret ekonominë dhe varfëron shqiptarët?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit