Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emision “Top Story”, ka folur për situatën e brendshme të PS, duke thënë se kjo e fundit po rrezikon të kthehet në një parti teknike dhe jo politike.
Sipas Braçes ministrat socialistë nuk mund të mbajnë një qëndrim të qartë politik në Parlament.
Fjala e Braçes
Unë nuk mund të bie dakord me disa përcaktime këtu, unë nuk e quaj partinë socialiste ‘Parti-shtet’. Ju mund ta quani parti menaxheriale, por në botë quhet parti elektorale që menaxhon elektoratin përballë zgjedhjeve. Ajo që po rrezikon PS edhe me këto njoftimet e fundit, po rrezikon që të kthehet në një parti teknike, jo politike. Unë mund të pranoj që qeveria mund të jetë me teknicienë, por që partia të jetë me njerëz apolitikë nuk e pranoj dot. Unë shikoj ministra që nuk mbajnë një qëndrim politik në parlament apo të mbajnë një debat, një qëndrim të qartë për një cështje, nuk i shoh. Këta njerëz të bëhen drejtues të kësaj partie, natyrisht kërcet dhe i jep partisë një trajtë teknike dhe jo politike.
Shfaqi dëshirën për kandidim në Tiranë/ Braçe: S’i marrë leje askujt, jam i qartë ideologjikisht!









