-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Çështjen do e çojmë deri në fund’- Avokati i Veliajt: Drejtësia s’duhet të jetë selektive!

Kryesoret

Avokati i krybashkiakut Erion Veliajt, Plarent Ndreca, në një deklaratë për mediat ka njoftuar për ecurinë e seancës që u mbajt sot për Veliajn.

Sipas Ndrecës reforma në drejtësi nuk duhet të jetë selektive dhe se pasojat nuk janë vetëm individuale ndaj Erion Veliajt, por prekin një qytet të tërë, i cili po përballet me ndërprerjen e ushtrimit të detyrës së një kryetari bashkie të zgjedhur nga ata.

Deklarata e plotë

Të nderuar përfaqësues të medias, dita e sotme përfshiu dy zhvillime të rëndësishme në çështjet që lidhen me z. Erion Veliaj.

1. Procesi penal
Në seancën e orës 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera që nga legjitimimi më 24.03.2026, për njohjen me një dosje që përmban mbi 60,000 faqe dhe mijëra prova. Gjatë seancës, për shkak të mungesës së mbrojtësit të zgjedhur nga një prej të pandehurve, gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht, i cili shprehu gatishmërinë për të vijuar menjëherë procesin, pavarësisht mungesës së njohjes me akuzën dhe provat voluminoze. Kjo situatë u kundërshtua nga mbrojtja si një formë mbrojtjeje jo efektive dhe formale, ndërsa nga ana e organit të akuzës, në vend të mbrojtjes së rregullshmërisë së procesit, u ndërmor një qëndrim sulmues ndaj avokatëve që ngritën këto shqetësime.
Në këto kushte, i kërkuam gjykatës një afat dy javor për analizimin profesional të dosjes dhe përgatitjen e strategjisë së mbrojtjes, pasi një mbrojtje efektive nuk mund të realizohet në një afat më të shkurtër.
Gjykata e pranoi kërkesën dhe na dha afatin e kërkuar.

2. Procesi administrativ
Në vijim, u zhvillua seanca e parë në çështjen për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të emërimit të z. Olsi Dado si prokuror i Republikës. Mbrojtja argumentoi legjitimin aktiv të paditësit dhe theksoi se pavlefshmëria absolute nuk lidhet me afate, nuk kufizohet nga juridiksioni dhe konsiderohet si një akt që nuk ka ekzistuar kurrë. Njëkohësisht, u evidentuan pasojat e rënda të këtij akti, si në plan individual për paditësin, ashtu edhe në plan institucional për Bashkinë Tiranë, e cila, si pasojë e masës së sigurimit të kërkuar nga i padituri, është privuar nga drejtimi i kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike.
3. Elementet e konstatuara
Gjatë seancës u evidentuan, në formën e pohimeve gjyqësore, këto elemente: mungesa e dokumentacionit në Presidencë për procesin e përzgjedhjes së z. Dado; pranimi nga përfaqësuesit e Presidencës se, nëse kjo procedurë do të zhvillohej sot, nuk do të konfirmohej i njëjti emërim dhe përfshirja e z. Artur Metani në dy role që ngre çështje serioze të konfliktit të interesit. Në përfundim, gjykata ngarkoi palën paditëse me detyrën për të thirrur Këshilli i Lartë i Prokurorisë në cilësinë e palës së paditur, brenda një afati 20-ditor.

Qëndrimi i mbrojtjes
Ne jemi të vendosur ta çojmë këtë proces deri në fund. Kjo çështje nuk lidhet vetëm me emrin e një prokurori, por me funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë para ligjit dhe aftësinë e sistemit për të korrigjuar vetveten. Reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive; ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
Pasojat e kësaj çështjeje nuk janë vetëm individuale ndaj Erion Veliajt, por prekin një qytet të tërë, i cili po përballet me ndërprerjen e ushtrimit të detyrës së një kryetari bashkie të zgjedhur tre herë nga qytetarët, si pasojë e veprimeve të një individi që ushtron në mënyrë të paligjshme funksionin e prokurorit të Republikës.
Mbrojtësi i z. Erion Veliaj
Av. Plarent Ndrec

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit