-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja në gjyq, provat në publik! Avokatët: Pakti kundër Metës! Dumani-Gjoka brenda

Kryesoret

E ndërsa dosja e Presidentit të PL-së, Ilir Meta ndodhet në themel, dy avokatët e tij, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani vijojnë betejën në dy fronte; në gjyq dhe media. Ditën e sotme ishin të dy përballë medias duke shpalosur sipas tyre faktet që rrëzojnë pretendimet e SPAK-ut. Kujtim Cakrani tha se me dosjen e Metës është bërë dhe po bëhet pazar.

“Nuk ka një person që përmend zotin Meta në dosjen CEZ-DIA. Kjo është ajo që të habit me SPAK, kjo është një çështje e montuar. Me çështjen e zotit Meta po bëhet pazar sot, po ri në burg për pazar. Bëri pazar Altin Dumani, po ashtu edhe Irena Gjoka. Ilir Meta ka zero korrupsion. Ilir Meta është sot pa shtëpi, pa llogari bankare. SPAK e ka hetuar. Boll më që anatemoni Presidentin” tha ai.

Më tej, avokati Gylsen Zhllima u shpreh se do të vijojnë që të nxjerrin të gjitha aktet e dosjes në publik. “Jemi të autorizuar t’i nxjerrim të gjitha në publik. Më thoni një tjetër që i ka nxjerrë të gjitha në publik. Zoti Dumani, Kraja dhe Kllapi dhe Erjon Çela kanë bërë një pakt me njëri tjetrin kundër Presidentit të Partisë së Lirisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit