Policia jep detajet e para nga sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë të plagosurit janë, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Konflikti mes adoleshentëve ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”.
Grupi hetimor, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
EMRI/ Sherri me thikë në Shkodër, policia: Të lënduar një 19 dhe 17 vjeçar









