Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një talim me Asamblenë e PS në Njësinë nr. 3 në Tiranë, foli për familjet të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe shtresat e tjera të margjinalizuara në shoqëri.
Fjala e Ramës
Tani fillojmë rritjen sistematike të pensioneve, por nuk është diçka që nuk donim ta bënim, por nuk e bënim dot. Nuk i kemi mundësinë ta bënim sot, duhet të rrisnim ekonominë, e më pas të rriteshin pensionet
Në një vend që rritet korrupsioni nuk rriten mundësitë e shpërndarjes, nuk rriten të ardhurat nga Buxheti i Shtetit, nuk rriten pagat, pensionet, kështu siç i rrisim ne. Në janar filloi rritja x. me kalimin e viteve do të shtohet. Do të arrijmë në ato nivele pensionesh të arsyeshme për Shqipërinë.
Një program tjetër që do ta fusim shumë shpejt, është një program, që duke nisur tek familjet me ndihmë ekonomike, to pajisim me kartë që të marrin ushqime në vende që ka kasë, kështu të garantojmë atë që paguan shteti të shkojë për ushqimet bazë, sipas listës që do të bëhet, nuk do të shkojnë për raki as për bixhoz, ky është hapi i parë, kategoria e parë









