-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e PD/ Zhupa nga Saranda: Opozita e vendosur përballë regjimit!

Kryesoret

Drejtuesja politike dhe deputetja demokrate e rrethit të Sarandës, Ina Zhupa, përmes një postimi në facebook ka njoftuar për takimin e zhvilluar me strukturat e degës në Sarandë, në kuadrin e protestës së 17 prillit, e organizuar nga opozita.

Postimi i Zhupës

Me kryesinë e Partisë Demokratike Sarandë!
U diskutua mbi hapat organizativë në funksion të forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit në çdo nivel.
Hapëm zyrtarisht procesin zgjedhor për rinergjizimin e strukturave në terren, një moment i rëndësishëm që garanton një qasje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të gjithë anëtarësinë.
Njëkohësisht, nisim edhe një fushatë të re anëtarësimesh, me synimin për të zgjeruar dhe fuqizuar më tej bazën tonë, duke afruar energji dhe zëra të rinj në parti.
Në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.
Gjithashtu, u theksua mobilizimi për protestën e 17 prillit, një moment kyç për të reaguar dhe për të kërkuar ndryshim dhe një qeveri tranzitore.
🇦🇱 Për një Parti Demokratike më të fortë, më pranë qytetarëve dhe më të vendosur se kurrë përballë rregjimit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit