-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Sun: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Kryesoret

Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se 1,865 persona nga Shqipëria u dërguan në burg gjatë vitit deri në shtatorin e kaluar.

Në total 75,289 persona të të gjitha kombësive, përfshirë të burgosurit e pagjykuar dhe kriminelët e dënuar, u burgosën gjatë vitit deri në shtator 2025, tregojnë statistikat e fundit të Ministrisë së Drejtësisë.

Shtetasit shqiptarë, sipas The Sun vazhdimisht përbëjnë përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar – rreth nëntë përqind e të gjithë kriminelëve të huaj të burgosur.

Analiza e The Sun on Sunday tregon se në tre muajt e parë të këtij viti, 58 shqiptarëve u janë dhënë dënime prej të paktën një viti për krime që variojnë nga veprat penale të drogës deri te kontrabanda e njerëzve.

Shkelësit e huaj që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë u jepet automatikisht urdhër dëbimi pasi të jenë burgosur.

Ligjet e reja që do të futen nga Partia Laburiste do të shohin disa të burgosur të deportohen në një të tretën e dënimit të tyre – nga gjysma aktuale e dënimit.

Që nga zgjedhjet e vitit 2024, Partia Laburiste thotë se më shumë se 58,500 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj janë larguar ose deportuar nga vendi.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi të të burgosurve me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar i dënuar me një dënim prej katër vjetësh ose më shumë nga një gjykatë e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohet përsëri në vendin e tij të origjinës për të vuajtur dënimin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Kjo Qeveri ka rritur deportimin e shkelësve të huaj me më shumë se 8,700 të larguar që nga korriku 2024 – 32% më shumë se 19 muajt e mëparshëm.

“Për më tepër, ne po ndryshojmë ligjin në mënyrë që të burgosurit e huaj të mund të deportohen më herët se kurrë më parë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit