Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcave tokësore në Iran në rast se nuk arrihet një marrëveshje diplomatike me Teheranin, duke paralajmëruar gjithashtu se asnjë objektiv nuk do të jetë i paprekshëm nga sulmet e mundshme.
“Njerëzit normalë do të bënin një marrëveshje. Njerëzit e zgjuar do të bënin një marrëveshje. Nëse do të ishin të zgjuar, do të bënin një marrëveshje”, tha Trump për gazetën amerikane The Hill.









