Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit kanë arritur kulmin pas kërcënimeve të fundit nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Administrata amerikane ka vendosur një ultimatium, duke kërcënuar me sulme më të fuqishme nëse Irani nuk pranon kërkesat e SHBA-ve.
Në një konferencë për shtyp, Pete Hegseth tha, “Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje të mençur nesër, sepse presidenti Donald Trump nuk po bën shaka. SHBA-të janë të gatshme të veprojnë nëse situata nuk përmirësohet.”
Kërcënimet e tij erdhën pas një postimi të Trump në platformën Truth Social, ku ai tha se “Irani mund të shkatërrohet brenda natës” nëse nuk arrin të bëjë një marrëveshje. Trump theksoi se pa një marrëveshje, “do të shihni ura dhe termocentrale që shemben në të gjithë vendin.”
Situata ka ngritur shqetësime ndërkombëtare, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.









