Profesori në Departamentin e Shkencave Politike në Prishtinë dhe politikani nga radhët e Partisë Demokratike në Kosovë, PDK, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reagur lidhur me protestën e sotme të studentëve shqiptarë në RMV për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe, duke u shprehur se gjuha shqipe duhet të respektohet plotësisht në arsim dhe institucione publike.
Postimi i Hoxhajt
E drejta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe është një standard themelor i barazisë dhe demokracisë.
Gjuha shqipe duhet të respektohet plotësisht në arsim dhe në institucionet publike, si pjesë e karakterit multietnik dhe evropian të shtetit. Barazia gjuhësore nuk është privilegj, por e drejtë themelore e shqiptarëve si popull shtetformues.
Është absurde që përdorimi i shqipes të bëhet çështje në një shtet që është pjesë e NATO-s dhe synon të bëhet pjesë e BE-së.